Vërshime edhe në Dukagjin|Video
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

Vërshime edhe në Dukagjin|Video

Islam Haxhiu/RTK

Edhe në rajonin e Dukagjinit, shiu ka vërshuar shumë rrugë, shtëpi banimi, derisa edhe lumenjtë kanë dalë nga shtretërit.

Reshjet e pandërprera të shiut kanë bërë që në shumë fshatra të komunës së Gjakovës të kenë vështirësi të mëdha qarkullimi.

Në fshatin Rracaj uji  ka vërshuar rrugën kryesore, ka depërtuar nëpër oborret e shtëpive, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, sidomos në makinerinë bujqësore.

Zyrtarët komunalë thonë se ky problem përgjatë rrugës kryesore në Rracaj kërkon zgjidhje urgjente.

Ndryshe në orët e pasdites në lagjen Ahmet Korenica, Lumi “Krena” ka dalë nga shtrati me ç’rast uji ka depërtuar nëpër shumë shtëpi duke rrezikuar banorët aty.

Reshjet e dendura të shiut gjatë dy ditëve të fundit në rajonin e Dukagjinit kanë bërë që ekipet emergjente të jenë në gjendje gatishmërie, në mënyrë që situata të menaxhohet lehtë.

 


MË SHUME NGA Kosovë