13:41 / 20.01.2023
Skenderaj pas vërshimeve, shtëpi të rrënuara, vetura të përmbytura...|Video
Visar Shatrolli /RTK
Skenderaj një ditë pas vërshimeve. Dëmet që la pas vetes janë të mëdha.
Vetura të përmbytura, objekte afariste të mbushura me ujë, shtëpi te rrënuara e bagëti të ngordhura.
Tushila është njëri prej fshatrave me te goditura të kësaj komune.
Vërshimet e ditës së djeshme kanë shkaktuar shumë dëme në pjesë të mëdha të vendit. Komunat më të prekura janë ato të Skenderajt, Mitrovicës, Drenasit, Gjakovës, Pejës e Junikut.
Shtëpia dykatëshe në Tushilë, kati i parë nuk shihet, është nën dhe.