Çekia mbështet projektin për luftimin e dhunës në familje në Kosovë
Foto/Programi për të Drejtat Civile në Kosovë
Kosovë

Çekia mbështet projektin për luftimin e dhunës në familje në Kosovë

RTKlive

Programi për të Drejtat Civile në Kosovë-CRP/K, në bashkëpunim me organizatën joqeveritare çeke Qendra për Këshillim për Shtetësi/të Drejtat Civile dhe të Njeriut – Poradna, kanë zbatuar projektin i cili është financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, si pjesë e programit të bashkëpunimit në tranzicion për vitin 2022.

Projekti është fokusuar në temën aktuale, të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Pjesë e saj ishte edhe shkëmbimi i përvojës dhe modeli i parandalimit dhe luftimit të dhunës në familje në Republikën Çeke. Në kuadër të këtij projekti janë organizuar aktiviteteve  të ndryshme si konferenca/punëtori dhe vizita studimore përmes të cilave institucioneve përkatesë të Kosovës u është mundësuar shkëmbimi  i përvojës çeke shumëdimensionale në politikat ligjore dhe mekanizmat institucional dhe të tjerë në luftën kundër dhunës në familje. Një pjesë e rëndësishme e projektit ishte bartja e ekspertizës së policisë çeke tek kolegët e tyre kosovarë.  Për me tepër, është  përpiluar një dokument i përbashket i politikave, qëllimi i të cilit është të paraqesë parimet bazë të disa masave të përdorura në Republikën Çeke për zbatimin efektiv të instrumenteve për parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje dhe me bazë gjinore dhe një rishikim i mundësive të përdorimit të masave të ngjashme në sistemin e mekanizmave  të mbrojtjes së dhunës në familjes në Kosovë.

Dhuna në familje është një problem i përhapur që ndikon negativisht në integritetin fizik, psikologjik e ekonomik dhe, si i tillë, fatkeqësisht ende ndodh në të gjitha kulturat dhe shoqëritë anembanë botës. Nisur nga përmasat e këtij fenomeni, ndikimi që ka në shoqëri dhe marrëdhëniet specifike që cenohen, është i nevojshëm angazhimi i shumë institucioneve shtetërore, gjegjësisht një qasje multi-sektoriale.


MË SHUME NGA Kosovë