Vërshimet në Istog e Klinë kane shkaktuar dëme të mëdha |Video
Islam Haxhiu / RTK
Vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe në Istog e Klinë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, doli në vendngjarje për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga këto vërshime.
Kurti tha se u njoftuan me dëmet që janë shkaktuar duke vizituar edhe pjesëtarët e FSK-së të cilët janë angazhuar si dhe dy familjet e evokuara e që janë vendosur në Qendrën e Mjekësisë Familjare.
Edhe kryetari i komunës Zenun Elezaj, e konfirmon situatën e vështirë në të cilën mbrëmë ishin banorët e kësaj lagjeje por edhe shumë vendbanimeve tjera të Klinës.
Mirëpo, më e keqja është shmangur pas intervenimit të njësive emergjente të komunës për shkarkimin e ujit në lumin Klina, thotë Faruk Smajli, drejtor i Inspektoratit.
Përndryshe dëme të mëdha janë shkaktuar edhe në biznese dhe bujqësi pasi që Drini i Bardhë ka dalë nga shtrati.