Dëme nga vërshimet edhe në Podujevë|Video
Fatos Cërvadiku/RTK
Edhe në Podujevë pati dëme nga vërshimet. Pakashtia e Epërme e kësaj komune ishte pothuajse e pakalueshme për shkak të shembjeve që u shkaktuan.
Në terren doli edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili tha se situata do të analizohet, dëmet do të vlerësohen në mënyrë që të shihet mundësia e kompensimit.
Të reshurat e shiut që krijuan vërshime, shkaktuan dëme të mëdha në Pakashticë të Epërme në Podujevë.
Kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, tha se veç dëmeve në infrastrukturë, më e rëndësishme është mos humbja e jetëve.
“Dëmët nuk dihen saktësisht se janë goxha të mëdha, por dëme ka shumë edhe në ara, rrugë edhe në ura”, thotë Pajazit Aliu, banor i këtij fshati.
Kryetari i kësaj komune tha se e kanë formuar komisionin për vlerësimin e dëmeve dhe porsa ta mbyllë punë, do ta kenë gjendjen reale të dëmeve.