MPB: Siguruam ujë për qytetarët e Skenderajt e Mitrovicës|Foto
Foto: MPB
Kosovë

MPB: Siguruam ujë për qytetarët e Skenderajt e Mitrovicës|Foto

J.Musliu/RTKlive

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se duke pasur parasysh që situata për momentin është më stabile, për shkak të ndërprerjes së reshjeve të shiut dhe rënies së niveleve të ujërave, përmes Qendrës Operative Emergjente, mbetet e angazhuar të sigurojë rrugët kryesore dhe alternative të qarkullueshme.

“Përmes AME-së dhe në koordinim me Ndërmarrjet Publike, është siguruar ujë i pijes, si ka plotësuar nevojat e tjera të mundshme të qytetarëve nga zonat e vërshuara”.

MPB deklaron se institucionet relevante kanë intervenuar në dy lokacione në Komunën e Skënderajt, në 4 lokacione në Mitrovicë, si dhe janë siguruar cisterna për ujë të pijes në këto dy komuna sipas kërkesave.

Në Komunën e Klinës, MPB sqaron se në disa lokacione ka filluar intervenimi me pompa për largimin e ujit dhe varësisht nga kërkesat do të vazhdojë edhe në zonat tjera të kësaj komune.

“Si Ministri e Punëve të Brendshme jemi në dispozicion të plotë për veprim në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës dhe për të gjithë qytetarët tanë pa dallim”.

MPB apelon për kujdes të shtuar dhe në rast nevoje komunikim me institucionet relevante përmes numrave emergjent: 112, 192, 193 dhe 194.


MË SHUME NGA Kosovë