Abdixhiku:Përpjeka e Rugovës për liri sukses i madh historik i shqiptarëve
Foto: Visar Shatrolli/ RTK
Kosovë

Abdixhiku:Përpjeka e Rugovës për liri sukses i madh historik i shqiptarëve

Visar Shatrolli dhe Afet Bela/RTK

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe bashkpartiakë të tjerë, kanë bëre homazhe te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova, me rastin e 17-vjetorit të vdekjes së tij.

Abdixhiku e cilësoi Rugovën si shqiptarin më të madh të historisë së popullit të Kosovës, raporton RTKlive. Sipas tij, përpjeka e Rugovës për liri dhe demokraci është suksesi më i madh historik i shqiptarëve.

"Sot, në përvjetorin e 17-të të ndarjes nga jeta, kujtuam atin themeltar të shtetit të Kosovës, prijësin identitar të popullit të Kosovës, Presidentin historik të Republikës, Dr. Ibrahim Rugova. Si udhëheqës i formacionit pavarësist e demokratik, si prijës i lëvizjes më të madhe nacionale të shqiptarëve të Kosovës, si themeltar e kryetar i Lidhjes Demokratike, ai udhëhoqi me popullin e Kosovës në përpjekjen kombëtare për liri, pavarësi e demokraci", tha ai.


MË SHUME NGA Kosovë