ASK vazhdon përgatitjet për regjistrimin e popullsisë
Kosovë

ASK vazhdon përgatitjet për regjistrimin e popullsisë

RTKlive

Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka njoftuar se po vazhdon përgatitjet për regjistrimin e popullsisë.

“Në Pejë bashkë me kryetarin Gazmend Muhaxheri për të biseduar mbi planifikimin e aktiviteteve të Regjistrimit të popullsisë 2023. Politikat publike bazuar në të dhëna, dhe hartimi i tyre mbi nevojat e qytetarëve, krijojnë premisat për qeverisje të mirë dhe transparente. Kryetari Muhaxheri shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në realizimin e suksseshëm të regjistrimit në Kosovë, e me fokus në komunën e Pejës”, njofton ASK-ja.

Agjencia e Statistikave të Kosovës do të jetë pranë komunave përmes qasjes dhe ofrimit të dhënave statistikore koherente dhe të besueshme. Të dhënat statistikore i shërbejnë të mirës publike të përbashkët.

“Angazhimi qytetar në regjistrimin e popullsisë 2023, na ndihmon të ndërtojmë të ardhmen për Kosovën që duam”, njofton ASK.

 


MË SHUME NGA Kosovë