Ministria e Mbrojtjes përmbylli vitin 2022 me të arritura të mëdha
Kosovë

Ministria e Mbrojtjes përmbylli vitin 2022 me të arritura të mëdha

A.B/RTKlive

Në një punëtori të përbashkët me ministrat dhe kabinetet qeveritare të organizuar nga Zyra e Kryeministrit, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj shoqëruar nga zv.Ministri Shemsi Syla, prezantoi të arriturat kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes përgjatë vitit 2022, por gjithashtu dhe planet për vitin 2023.

Ndër objektivat strategjik për vitin 2023, Ministri Mehaj, ndër të tjera, vlerësoi me rëndësi shumë të madhe hartimin e Strategjisë së Mbrojtjes, konceptit të komponentës rezervë të FSK-së, si dhe zgjerimit të bashkëpunimit me shtetet partnere.

Gjithashtu, ai prezantoi edhe synimin për realizimin e projekteve të shumta kapitale, të cilat do t'i kontribuojnë avancimit përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës në nivelet më të larta profesionale dhe operacionale.

"Viti 2023, do të jetë vit i fuqizimit të Ushtrisë, investimit jo vetëm në pajisje por dhe në ngritjen e përgatitjes profesionale të ushtarakëve tanë, të cilët do t'i kontribuojnë ruajtjes së paqes dhe stabilitetit jo vetëm në vend dhe rajon por edhe më gjerë, si forcë e një vendi, anëtare e NATO-s, në një të ardhme të afërt", njofton Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës.


MË SHUME NGA Kosovë