07:30 / 23.01.2023
Moti sot, i vranët dhe me reshje shiu
RTKlive
Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu në viset e ulëta, ndërsa në viset e larta reshje bore.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot gjatë ditës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 8 gradë Celsius.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit parashihet do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-9 m|s.