KPK i drejtohet Avokatit të Popullit për Ligjin e Pagave
Kosovë

KPK i drejtohet Avokatit të Popullit për Ligjin e Pagave

V. Thaçi / RTKlive

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka njoftuar se i është drejtuar me kërkesë Avokatit të Popullit që në zbatim të dispozitave kushtuese dhe ligjore ta referojë Ligjin për Pagat në Sektorin Publik në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Këshilli Prokurorial konsideron se me hyrjen në fuqi të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik cenohet pavarësia dhe funksionalizimi i sistemit Prokurorial për vetë faktin se kjo çështje është vendosur njëherë me Aktgjykimin të Gjykatës Kushtetuese.

“Të gjitha pretendimet e ngritura nga KPK-ja, të cilat janë dërguar tek Avokati i Popullit, paraprakisht edhe tek hartuesit e këtij Ligji, janë të mbështetura në aktet dhe praktikat ndërkombëtare, të cilat kanë paraparë në mënyrë taksative se kur mund të zbritet paga e prokurorit të shtetit.

KPK shpreh gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar me Avokatin e Popullit, me qëllim të referimit të këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

KPK përkrah hartimin e një ligji për pagat në sektorin publik, i cili duhet të jetë i bazuar në praktikat dhe standardet më të mira ndërkombëtare dhe i cili nuk do të cenojë pavarësinë dhe funksionalizimin e asnjë pushteti”, thuhet në komunikatën e KPK-së.


MË SHUME NGA Kosovë