Protestë ndaj deklarimit të Kurtit për Ivanoviqin: Historia nuk ndryshohet!
Foto: Valjeta Shala/RTK
Kosovë

Protestë ndaj deklarimit të Kurtit për Ivanoviqin: Historia nuk ndryshohet!

Valjeta Shala/RTK

Dorëheqje dhe kërkim falje nga kryeministri Albin Kurti, kanë kërkuar të hënën fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së, me një protestë të mbajtur në Prishtinë.

Me moton “Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop devijimit të historisë”, protestuesit u mblodhën para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Nën brohoritjet “ne nuk harrojmë, ne nuk falim”, protestuesit mbanin edhe pankarta me mbishkrimet “Historia nuk ndryshohet”, “Kryeministër mos na provoko”, etj.

Mes protestuesve ishte edhe Tefik Sejdiu, i mbijetuar nga lufta. “Unë jam dëshmitar se tre anëtar të familjës i kam të masakruar”, tha ai për RTK-në. “E ai e ke quajtur hero Ivanoviqin, kjo është turp, turp”, tha ai.

“Kërko falje dhe jep dorëheqje”, tha Sejdiu, duke iu drejtuar kryeministrit Kurti.

E pranishme në protestë ishte edhe Edona Gashi, vajzë dëshmori. “Unë jam rritur pa njërin prind. Ju pyes z.Kurti se çfarë po i pengon UÇK-ja”, tha ajo.

“Pse po i lartëson kriminelët dhe gjakun e dëshmorëve po e shkel”, pyeti ajo.  “A të vjen  turp? Çka na duhet edhe një presidente që qëndron përballë atyre deklaratave ndaj Kurtit?”, u shpreh ajo.

E Berat Rexhepi, djali i një dëshmori dhe organizator, tha se protesta është thirrur  për të shprehur zemërimin e tyre të thellë ndaj përpjekjeve të përsëritura të përfaqësuesve politik për të shtrembëruar historinë.

 “Të gjithë ne jemi dëshmitarë që 23 vite pas luftës, në emër të popullit janë bërë dhe po bëhen veprime destruktive”, tha Rexhepii para protestuesve.

Sipas tij, fjalët që Kurti i tha për Ivanoviqin ishin shigjeta mbi plagë. “Ishte tronditje e radhës dhe fyrje e rëndë publike për të gjithë ne”, tha Rexhepi.

 “Ne e kemi thirrë këtë protestë ndaj përpjekjeve dhe kompromiseve politike”, tha ai, duke shtuar se- “gjatë këtyre viteve te pasluftes, po bëhen deklarata të pamatura”.

Në fjalën e tij, Rexhepi deklaroi se ky veprim ishte një fyerje  për të gjithë.

“Në këtë protestë i themi stop dhe mjaft me kompromise që janë vetëm tradhëti”, tha ai.

“I themi secilit politikan se nëse nuk jeni të aftë të mbroni popullin dhe gjakun e lirisë, jepni dorëheqje”.

Ai bëri lutje që të gjithë të kenë përgjegjësi ndaj hostorisë.

“Mjaft u ofendua ky popull dhe ju themi se nuk jemi të paaftë dhe do t’ju kërkojmë llogari”.

Ai tha se populli as nuk harron dhe  as nuk falë kurrë. “Ne fëmijet e dëshmorëve na kurseni larg politikave. Nëse amnistohen ata që kanë bërë krime, do t’ju kundershtojmë edhe më fuqishëm. Andaj z. Kurti, ose kërko falje ose jep dorëheqje”.

Reagimi i tyre pason një deklarim të kryeministrit Albin Kurti, i cili Oliver Ivanoviqin, në përvjetorin e vrajes së tij, e ka përshkruar me si figurë që i ka kontribuuar multi-etnicitetit dhe tolarancës.

Më 16 janar 2023, në përvjetorin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, kryeministri Kurti  përmes një video-mesazhi  kishte  theksuar se pesë vjet më parë, Oliver Ivanoviq u vra në rrugët e Mitrovicës.

 “Sot ne përkujtojmë jetën dhe kujtimin e Oliver Ivanoviqit, në ditën e vdekjes së tij. Mendimet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen dhe miqtë e tij. Oliver Ivanoviq ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord. Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike” – kishte thënë Kurti në video-mesazh.


MË SHUME NGA Kosovë