Skenderaj hap Fondin Emergjent për Vërshimet
Foto: Fadil Nura/Facebook
Kosovë

Skenderaj hap Fondin Emergjent për Vërshimet

J.Musliu/RTKlive

Është zyrtarizuar Fondi Emergjent për Vërshimet për Skenderajn. Kështu ka njoftuar kryetari i kësaj komune,  Fadil Nura.

“Pas zyrtarizimit të procedurave për Fondin Emergjent për Vërshimet, me krijimin e xhirollogarisë bankare, u bëj thirrje të gjithë njerëzve vullnetmirë, përfaqësuesve të bizneseve të mëdha e të mesme, bamirësve dhe të gjithë të tjerëve që kanë një mundësi të vogël, të na ndihmoni në rindërtimin e zonave të shkatërruara, rimëkëmbjen e familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi dhe kthimin e jetës normale”, ka njoftuar Nura.

Paralelisht me njoftimin, ai ka publikuare dhe formularin që duhet plotësuar për dhënien e ndihmës nga ana e të gjithë atyre që duan të kontribuojnë që Skenderaj të rimëkëmbët.

 


MË SHUME NGA Kosovë