07:50 / 25.01.2023
Moti sot, i vranët por i qetë
RTKlive
Mbi vendin tonë, sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, por i qetë, do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri 3 më e ulëta, ndërsa ato maksimale prej 2 deri 5 gradë Celsius.
Gjatë ditëve në vazhdim pritet të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-9 m|s.