07:35 / 27.01.2023
Moti sot, i vranët dhe me mundësi reshje bore
RTKlive
Mbi vendin tonë sot do të mbajë i vranët dhe me kushte për reshje bore, do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri 1 më e ulëta, ndërsa ato maksimale prej 0 deri 3 gradë Celsius.
Gjatë ditëve në vazhdim pritet të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-9 m|s.