‘Përmbytjet dhe shkaktarët’, temë debati në Universitetin “Isa Boletini”
M.Sh/RTKlive
“Përmbytjet dhe shkaktarët e tyre në Kosovë” është tema që do të diskutohet sot në një tryezë organizuar nga Fakulteti i Gjeoshkencave në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë. Panelistë në tryezë do të jenë përfaqësuese nga Fakulteti i Gjeoshkencave, Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Komuna e Mitrovicës dhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas njoftimit nga Universiteti “Isa Boletini” gjatë tryezës përveç prezantimeve nga panelistët do të ketë hapësirë edhe për debate, pyetje e diskutime.
Kjo tryezë dhe tema që zhvillohet vjen pas vërshimeve të fundit që përfshinë një pjesë të madhe të Kosovës, përfshirë edhe qytetin e Mitrovicës, por edhe rajonin e saj. Nga kjo tryezë pritet të dilet edhe me rekomandime e sugjerime të reja për këtë temë.