Lukas Mandl nderohet me çmimin "Doctor Honoris Causa"
Foto: Elmina Osmani/RTK
Kosovë

Lukas Mandl nderohet me çmimin "Doctor Honoris Causa"

B. H. / RTKlive

Anëtari i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl është nderuar me çmimin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Këtë titull atij ia ka dorëzuar rektori i këtij universiteti Bajram Kosumi. Mandl u nderua për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve njerëzore, në mbështetje dhe konsolidimin e paqes në Kosovë, në rajon dhe me gjerë; Për kontribut në proceset shtetformuese të Republikës së Kosovës; Për kontribut në avokimin e kauzës së Republikës së Kosovës në Parlamentin Evropian, në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian, në përgjithësi; Për mbështetje të pakursyer dhe avokim për njohjen ndërkombëtare të Republikës së Kosovës; Për përpjekjet e vazhdueshme si raportues për Republikën e Kosovës në Parlamentin Evropian dhe në Partinë Popullore Evropiane (EPP);  Për kontribut në themelimin e Shoqatës se Miqësisë Austriako-Kosovare dhe për kontribut në fushën e kulturës e të medias për përhapjen e të vërtetës së Kosovës.


MË SHUME NGA Kosovë