Më 2 shkurt Apeli shpall aktgjykimin ndaj Gucatit e Haradinajt
Kosovë

Më 2 shkurt Apeli shpall aktgjykimin ndaj Gucatit e Haradinajt

J.Musliu/RTKlive

Paneli i Gjykatës së Apelit do të bëjë shpalljen e aktgjykimit  në çështjen ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt më 2 shkurt në orën 14:00.

Pas shpalljes së vendimit të shkallës së parë, ku trupi gjykues i shpalli ata fajtorë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, ata paraqitën ankesë në Apel.

Në shkallën e parë ata u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim, ku do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim, dhe me gjobë prej 100 eurosh për secilin.

Ndërkaq, u liruan nga përgjegjësia penale për hakmarrje.

 

 


MË SHUME NGA Kosovë