09:54 / 31.01.2023
Haradinaj përkujton tre dëshmorët
RTKlive
Haradinaj kujton Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun e Edmond Hoxhën. Ai tha se dëshmorët do të jenë përherë pjesë e kujtesës sonë historike.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar Komandantin e UÇK-së, Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarët e tij, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha në 26-vjetorin e rënies.
Haradinaj ka thënë se sakrifica e tyre trasoi rrugën drejt lirisë.
"Sakrifica e tyre, trasoi rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Zahiri, Edmondi dhe Hakifi do të jenë përherë pjesë e kujtesës sonë historike!", ka shkruar Haradinaj.























