Abdixhiku: LDK-ja ka propozuar koeficient në vlerë prej 125 euro
BKT
Kosovë

Abdixhiku: LDK-ja ka propozuar koeficient në vlerë prej 125 euro

Afet Bela /RTKlive

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shkruar në ‘Facebook’ rreth koeficientit të pagave që sot u caktua nga Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme.

Qeveria, ka vendosur që koeficienti i pagave të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 euro për vitin 2024. Kjo shumë do të shumëzohet me nivelin e koeficientit – që varion nga 2 deri në 18 – dhe prodhon vlerën e pagës.

Por kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se propozimi i LDK-së është i drejtë sepse merr për bazë inflacionin rekord që e kemi patur në vend.

“Propozimi ynë është i mundshëm sepse merr 120 milionë shtesë, shumë më pak se që ka shpenzuar Qeveria në pako që nuk kanë lënë as edhe një shenjë. Propozimi ynë është i qëndrueshëm sepse pagat si proporcion buxhetor i mbanë nën 27%. Propozimi ynë është i denjë sepse krijon paga të dinjitetshme si asnjëherë më parë në vend. Zgjidhja është e qartë. Koeficienti 125”, ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Kosovë