20:54 / 01.02.2023
AKK kërkon anulim të vlerësimit të pronave të paluajtshme për sivjet |Video
Valjete Shala / RTK
Çmimet e reja të tatimin në pronë i kanë rritur pakënaqësitë e qytetarëve. Ata thonë se u janë dyfishuar tatimet për këtë vit në krahasim me vitin 2022.
Por, rritjen e tatimit në pronë e ka kundërshtuar drejtori ekzekutiv i Asociacioni i Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka propozuar që mbledhja e tatimit në pronë, sipas vlerësimit të ri të pronave, të fillojë nga data 1 janar 2024. Ai ka kërkuar që Qeveria nga buxheti qendror t'i subvencionojë faturat e tatimit në pronë të vitit 2023, në vlerë deri në 100 eurot e para të faturimit.