Nagavci: Rritja për 22% e pagve, përkushtim ndaj mësimdhënësve
Foto: RTKlive
Kosovë

Nagavci: Rritja për 22% e pagve, përkushtim ndaj mësimdhënësve

J.Musliu/RTKlive

Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka deklaruar se me Ligjin për Paga, do të ketë barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të kategorive.

“Barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të kategorive. Pagë bazë të dinjitetshme për mësimdhënësit tanë! Ligji për paga promovon punën e mësimdhënësve”, deklaroi Nagavci në një postim  në Facebook.

Sipas saj, rritja për 22% më shumë dëshmon për përkushtimin ndaj mësimdhënësve.

“Rritja prej 22% e më shumë nga paga aktuale, dëshmon për përkushtimin tonë ndaj mësimdhënësve dhe përmirësimin e cilësisë në arsim”, ka shkruar ministrja Nagavci.

Ajo u shpreh se kanë qenë  të vëmendshëm për të trajtuar drejtë kategoritë e personelit arsimor.

“Të vëmendshëm për të trajtuar drejtë kategoritë e personelit arsimor dhe nëpunësve tjerë publik, për herë të parë, mes plot tjerash, personeli arsimor i edukimit të hershëm, pozitat udhëheqëse në shkolla, psikologët dhe pedagogët do të marrin vëmendjen e merituar në koeficient”, u shpreh ajo.

“Askush nuk do të dëmtohet, të gjithë do të përfitojnë”.

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot koeficientin për paga në sistemin publik. Ky kueficient do të jetë 105 euro për vitin 2023 dhe 110 euro në vitin 2024.


MË SHUME NGA Kosovë