07:20 / 02.02.2023
Moti sot, i vranët edhe me intervale të shkurta me diell
RTKlive
Sot në vendin tonë nuk parashihen reshje të intensitetit të lartë, por vetëm riga dhe fjolla të dobëta bore dhe nuk do të mungojnë as intervalet e shkurta me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale sot do të lëvizin nga -3 deri -1gradë më e ulëta, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 6 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.