Ministria e Ekonomisë njofton se si të kursehet rryma
Kosovë

Ministria e Ekonomisë njofton se si të kursehet rryma

J.M/RTKlive

Ministria e Ekonomisë  njofton qytetarët se si ta kursejnë energjinë elektrikë,  gjatë këtij moti të ftohtë.

Ministria ka rekomanduar që pajisjet e teknikës së bardhë të përdoren pas orës 24:00 kur energjia elektrike ka ngarkesë më të vogël.

Për të kursyer energjinë elektrike e gjithashtu për të mos e ngarkuar rrjetin elektro-energjetik ju lusim që të kurseni dhe të optimizoni shfrytëzimin e energjisë elektrike.

  • Shkyçni dritat e panevojshme
  • Shfrytëzoni rrobalarësen pas orës 24:00
  • Shfrytëzoni enëlarësen pas orës 24:00
  • Aktivizoni bojlerin pas orës 24:00
  • Shfrytëzoni tharësen pas orës 24:00

 


MË SHUME NGA Kosovë