20:34 / 05.02.2023
`Festa` e dhurimit të gjakut në Ratkoc |Video
Islam Haxhiu/ RTK
I nisur 15 vjet më parë në Ratkoc të Rahovecit, aksioni për dhurimin e gjakut tashmë jo vetëm që është bërë tradicional, por nga banorët e këtushëm po konsiderohet edhe si ditë feste.
Për Sanije Morinën kjo është hera e 14 -të që dhuron gjak, ndërsa sot për herë të parë po i bashkohet edhe djali i saj.
Poashtu kreu i Komunës së Rahovecit, Smalj Latifi, është dhurues i rregullt i gjakut tash e 15 vjet.
Edhe doktoresha Xhemile Sllamniku përfaqësuese e Qendrës për transfuzionin e gjakut çdo vit solidarizohet me vullnetarët për dhurimin e gjakut në këtë lokalitet.
Sipas Këshillit organizativ, rreth 250 vullnetarë u bënë pjesë e aksionit për dhurimin e gjakut në Ratkoc.