Moti sot, i ftohët me temperatura tipike dimërore
Kosovë

Moti sot, i ftohët me temperatura tipike dimërore

RTKlive

Në vendin tonë edhe sot pasdite parashihen erëra të fuqishme të cilat do t’i përfshijnë disa rajone.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kjo javë, përveç sot, mbi vendin tonë do të ndikohet nga masat e thata të ajrit me origjinë nga pjesa veriore e kontinentit. Këto masa të ajrit do të kushtëzojnë mot të ftohët dhe me temperatura tipike dimërore.

Parashihet të jetë java më e ftohët deri më tani e kësaj stine. Edhe sot pasdite parashihen erëra të fuqishme të cilat do t’i përfshijnë disa rajone, kryesisht veriun, verilindjen dhe perëndimin e vendit , por edhe pjesa qendrore.

Gjithashtu, sipas IHMK-së, do të përfshihet nga erërat e fuqishme dhe reshje bore të intensitetit të dobët , të cilat do të vazhdojnë edhe në pjesën e par të ditës së hënë, ku edhe erërat parashihen të dobësohen pasditen e ditës së nesërme.

Temperaturat minimale sot parashihen të lëvizin ndërmjet -8 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet-4 deri 2 gradë Celsius.

Gjatë gjithë javës do të ketë ngrica, prandaj pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar.


MË SHUME NGA Kosovë