14:37 / 06.02.2023
Ligji i pagave, Sindikata e Policisë kërkon ndihmën e Avokatit të Popullit
RTK
Sindikata e Policisë së Kosovës i është drejtuar me një letër Avokatit të Popullit, për dërgimin e ligjit të pagave në Gjykatën Kushtetuese.
Kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri, ka kërkuar nga Avokati i Popullit që t`i dërgojë në Kushtetuese disa nene që lidhen me Policinë, siç është ai për rrezikshmërinë në punë, për kompensimet për kujdestari pune gjatë natës, si dhe për shtojca për nëpunësit e shërbimit civil dhe ata të administratës së shërbimeve publike.
Po ashtu, edhe Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor kanë kërkuar nga Avokati i Popullit që ta çojë këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese.