Ekskluzive: ‘Udhëve’ sjell sonte rrëfime për ushtarët e vrarë në APJ|Video
RTKlive
Emisioni hulumtues “Udhëve” sjell sonte në RTK1 në orën 20:20, rrëfime të padëgjuara më parë, të atyre që kanë vuajtur e jetuar me këtë dhëmbje-familjeve të të rinjve të vrarë si ushtarë.
Ata që e kanë përjetuar atë kohë, edhe mund të kenë harruar. E ata që nuk e kanë jetuar atë periudhë, edhe mund të mos e dinë.
Serbia, si një nga njësitë përbërëse të ish Jugosllavisë, ka vrarë shqiptarët e Kosovës që ishin ushtarë të armatës jugosllave.
Trupat e pajetë iu kthyen familjeve të mbyllura në mënyrë hermetike në arkivole.
Madje edhe të tillë që u vranë në ditën kur do të duhej të përmbyllnin shërbimin ushtarak. Por sado që arkivolet ishin të mbyllura hermetikisht, familjarët i hapën dhe mbi trupat e djemve të tyre, panë fytyrën e vërtetë të një shteti gjenocidial si ai i Serbisë.
Trupa të rrahur, të prerë e të qepur më vrazhdë sesa një thes.
E familjet, në pjesën dërmuese, nuk morën kurrë shpjegime zyrtare, apo edhe kur morën, dukeshin sheshit që ishin të sajuara.
Edhe pas dekadash nga këto ngjarje të rënda, familjet e ushtarëve shqiptarë të vrarë në APJ kërkojnë drejtësi.























