Investime në bujqësi në komunën e Ferizajt|Video
BKT
Kosovë

Investime në bujqësi në komunën e Ferizajt|Video

Driton Ramadani/ RTK-Ferizaj

Për fermerët e Ferizajt, Komuna ka paraparë 500 mijë euro subvencione, por për të përfituar nga to, fermerët e kësaj ane duhet të presin derisa Drejtoria e Bujqësisë të hartojë një plan. Fermerët thonë se kjo ndihmë është e mirëseardhur, megjithatë ata ndihmën e duan në vazhdimësi.

Drejtoria Bujqësisë në Ferizaj për këtë vit ka paraparë në buxhetin e saj të shpenzojë rreth 2 milionë euro në tri kategori në investime kapitale mallra dhe shërbime dhe në kategorinë e subvencione ku janë paraparë 500 mijë euro.

Sipas kësaj drejtorie, shpërndarja e subvencione do të bëhet sipas një plani.
“ Në këtë plan përfshihen investimet në disa kategori: investimi në mekanizimin bujqësor që do t’ju hynë në punë kultivuesve të grurit dhe të misrit; po ashtu mekanizimi bujqësor, që do të jetë funksional për kultivuesit perimeve në serë dhe jashtë tyre dhe, normalisht, që kemi prekur edhe kategoritë e tjera, siç janë: në sektorin e pemëtarisë, perimtarisë dhe bletarisë në komunën tonë”, tha Burim Bajrami, drejtor i Bujqësisë në Ferizaj.
Fermerët Alush Qerimi dhe Ramadan Sahiti, të cilët merren me bujqësi dhe blegtori, thanë se pavarësisht disa subvencione që kanë pranuar, ata kanë nevojë në vazhdimësi të ndihmohen, në mënyrë që ta kenë më lehtë vazhdimin e veprimtarisë.
“Bujku ka nevojë për mbështetje sepse e tëra varet edhe prej tokës, kemi nevojë për mbështetje jam i interesuar edhe për një stërpikës nëse mundem ta marr”, tha Alush Qerimi, fermer.
Ramadani Sahiti, fermer
Ndërsa, fermeri Ramadan Sahiti, theksoi se komuna më ka ndihmuar me nevojat që ka pasur mundësin, por, ai shprehu kërkesën që nëse ka prapë mundësi t’indihmohet, por , siç tha ai, me mjete më të rënda dhe jo me mjete më të lehta.
Në Drejtorinë e Bujqësisë, në Ferizaj, thanë se po ashtu janë paraparë edhe 50 mijë euro në mbulimin e dëmeve eventuale nga fatkeqësitë e ndryshme.


MË SHUME NGA Kosovë