Ushtria e Kosovës bëhet edhe me 31 oficerë|Video
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

Ushtria e Kosovës bëhet edhe me 31 oficerë|Video

J.Musliu/RTKlive

Forcës së Sigurisë së Kosovës iu shtuan sot edhe 31 oficerë të rinj.në fjalën e tij, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, deklaroi se dëshiron të shpreh  krenarinë që ndjen për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Për  atë që ju gra e burra përfaqësoni për mua dhe gjithë popullin e Kosovës”, tha ministri Mehaj.

Sipas tij, kjo ndjenjë krenarie s’ka dyshim se është rrjedhojë e një pune të madhe ekipore, investimit ministror në trajnimin e shkollimin e ushtarakëve dhe furnizimin me armatime, mirëpo më shumë se kaq, investimin  shpirtëror, gatishmërinë  për t’ia përkushtuar jetën atdheut, gatishmërinë për të siguruar jetën e qytetarëve dhe të ardhmen e fëmijëve.

“Ngase  armët, tanket nuk janë asgjë nëse nuk ka një shpirt e zemër të fortë, një karakter të qëndrueshëm e vetëmohues që i drejton”.

Ai deklaroi se oficerë të diplomuar, ata tashmë kanë  përvetësuar themelet e udhëheqjes duke mësuar teknikat e luftimit dhe të fushëbetejës që zbatohen si për veten ashtu edhe për grupin që do udhëheqin.

“Ju jeni shtylla mbi të cilën do të vazhdon ndërtimin struktural e profesional Forca e Sigurisë së Kosovës, dhe që do shoqëroj etapën e ushtrisë sonë drejt shërbimit në aleancën e madhe të NATO-s, si ofruese të sigurisë dhe paqes përtej vendit e rajonit. Dhe ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë! Në vazhdimësi po e dëshmojmë!”, deklaroi ministri.

Ai tha se këta janë  ushtarakët  e Qendrës së Kërkim-Shpëtimit  që po operojnë në Hatay kur aleati turk ka më së shumti nevojë.

“Janë ushtarakët e FSK-së ata që kanë asistuar misionin e NATO-s për evakuimin e refugjatëve afganë”, deklaroi ai.

Sipas ministrit, bashkëpunimi i qëndrueshëm që është krijuar me shtetet partnere është si rezultat i vlerave që FSK përfaqëson, dhe reflektim i veprimeve.

“Partnerët tanë njohin qëndrimet tona. Dinë çka besojmë dhe për çka angazhohemi”.


MË SHUME NGA Kosovë