Haradinaj: Familjet e heronjve trasuan rrugën drejt çlirimit
BKT
Foto nga Facebook
Kosovë

Haradinaj: Familjet e heronjve trasuan rrugën drejt çlirimit

RTKlive

Në prag të përvjetorit të 15-të të pavarësisë së Kosovës, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen e heroit të kombit nga Mitrovica, Kadri Bistrica.

Haradinaj, në një postim në Facebook, ka thënë se familjet e heronjve janë ato që mbajtën gjallë rezistencën ndaj okupatorit dhe trasuan rrugën drejt çlirimit të Atdheut.

 “Përgjatë historisë sonë të lavdishme shumë familje dhanë kontribut të çmuar në përpjekjet për liri e pavarësi. Janë ato që mbajtën gjallë rezistencën ndaj okupatorit dhe janë ato që trasuan rrugën për të ardhur deri te liria që e gëzojmë sot”.

“Njëra nga këto familje patriotike, është edhe ajo e heroit të kombit, Kadri Bistrica nga Mitrovica. Nga mosha 20 vjeçare ai mori pjesë në kuvendet e burrave të Shalës së Bajgorës, ku bëheshin pajtimet e gjaqeve. Në shtator të vitit 1941, Kadriu u zgjodh udhëheqës i forcave vullnetare që mbronin kufirin verior të shqiptarëve. Gjatë betejës së famshme të Cerajës dhe Sllatinës, bie heroikisht më 15 tetor 1941, bashkë me bashkëluftëtarët e tij, Rexhep e Rifat Dedia”, shkruan Haradinaj.

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe njerëz në këmbëMund të jetë një imazh i 2 persona, fëmijë, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

 


MË SHUME NGA Kosovë