08:33 / 17.02.2023
Mala: Pavarësia e Kosovës ishte një ëndërr e brezave të tërë
RTKlive
Sot bëhen 15 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, e cila është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.
Historiani Muhamet Mala, tha se Pavarësia e Kosovës është një rrugëtim shumë i gjatë dhe i vështirë për shqiptarët.
“Pavarësia e Kosovës, ishte një ëndërr e brezave të tërë, që kanë pritur ta shikojnë dhe ta përjetojnë shtetin e pavarur të Kosovës”, tha ai për RTK.
Mala tha se Pavarësia e Kosovës, është njëra ndër përmirësimet që i është bërë historisë.























