Ngjarjet e datës 20 shkurt
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kosovë

Ngjarjet e datës 20 shkurt

RTKlive

Ngjarjet e datës 20 shkurt 2023.

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal takohet me Bordin e RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

Klubet e Federatës së Notit të Kosovës protestojnë për shkak të injorimit dhe ndërhyrjeve politike në shkatërrimin e Federatës së Notit të Kosovës duke favorizuar grupe të interesit të përkrahura edhe nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe MKRS. (Para Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Pyje, Projektligjin për Sigurinë e përgjithshme të produkteve si dhe shqyrton Draft - planin e Punës së Komisionit për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa  e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00


MË SHUME NGA Kosovë