Specialja cakton për në prill, katër seanca ndaj “Thaçit e të tjerëve”  
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

Specialja cakton për në prill, katër seanca ndaj “Thaçit e të tjerëve”  

J.M/RTKlive

Gjykata Speciale gjatë muajit prill ka caktuar katër seanca në rastin e ish-presidentit, Hashim Thaçi, ish-kryetarëve të Kuvendit, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Sipas kalendarit të gjykimeve, seanca e parë do të mabhet më 3 prill, datë kjo kur edhe do të nisë gjykimi.

Seanca në këtë rast janë caktuar edhe për datat 4, 5 prill dhe 11 prill. Në seancën e 11 prillit pritet të fillohet me paraqitjen e provave të Prokurorisë, respektivisht me dëgjimin e dëshmitarëve.


MË SHUME NGA Kosovë