Shërbimi Korrektues i Kosovës largon  nga puna dy pjesëtarë
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

Shërbimi Korrektues i Kosovës largon  nga puna dy pjesëtarë

RTKlive

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka larguar nga puna, Burim Buleshkaj, ish-ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit për Operativë Siguri dhe Transport të të Burgosurve në Shërbimin Korrektues dhe Destan Zogaj, zyrtar korrektues, ish-ushtrues detyre i drejtorit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Sipas njoftimit, ndaj tyre ishte iniciuar procedurë disiplinore për shkelje të rëndë lidhur me veprimet, mosveprimet në rastin e ngjarjes së rëndë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, të vitit 2016.

Gjatë hetimit dhe rishqyrtimit të të gjitha rrethanave lidhur me ngjarjen dhe përgjegjësitë e tyre, Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës ka konstatuar se lidhur me rastin në fjalë, Buleshkaj dhe Zogaj janë përgjegjës për shkelje të rëndë disiplinore.

Andaj, Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës , duke u bazuar në këto shkelje, ka vendosur largimin e të dy nëpunësve civilë nga puna.

 


MË SHUME NGA Kosovë