20:36 / 22.02.2023
MI konfirmon se zhbllokimi i autostradës bëhet sonte
Hana Marteti/RTK
Në autostradën “Ibrahim Rugova” po vazhdojnë punimet për heqjen e dheut që u shemb një ditë më parë.
Për shkaqe sigurie rruga ende nuk është liruar për qarkullim, edhe pse njëri shirit është liruar nga dheu.
Zëvendës ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka konfirmuar për RTK se punimet kanë vazhduar gjatë gjithë natës, dhe rruga do të lirohet në mëngjes.
Megjjithatë, kjo pjesë e rrugës vazhdoi të jetë e mbyllur edhe të mërkurën.
Ndërkohë nga Ministria e Infrastrukturës kanë thënë se rruga pritet të hapet për qarkullim në mbrëmjen e së mërkurës. Në këtë autoudhë nuk është hera e parë që ka shembje dheu.























