Ferizaj në hall me deponi ilegale të mbeturinave|Video
BKT
Kosovë

Ferizaj në hall me deponi ilegale të mbeturinave|Video

Driton Ramadani/ RTK-Ferizaj

Banorët e fshatit Balaj dhe Doganaj të Ferizajt janë në hall me deponi ilegale. Ata thonë se qytetarët e papërgjegjshëm po hedhin mbeturina vend e pa vend.

Ndërmarrja për Menaxhim të Mbeturinave dhe Komuna e Ferizajt thonë se do të vendosin kamera dhe do të vënë ndëshkime për ata që hedhin mbeturina në këto vende.
Banorët thonë se këto deponi janë krijuar nga persona të papërgjegjshëm.
“Këtë problem e shohim katastrofë problemi më i madh është që ecin grat fëmijët ku dalin visitor nuk kanë nga dalin nga vetëm nga bërllokut po ashtu nga qenët që këtu mbushet”, deklaroi Avdi Salihu, banor i fshatit Balaj.
“Po normal që na pengojnë kjo nuk është nga ne. Këto vijnë nga qyteti nga mishtoret çka kanë punëtori private ato që ju mbesin dhe vijë i qesin këtu më afër”, deklaroi Halit Haxhimusa, përfaqësues i fshatit Doganaj.
Në Ndërmarrjen për Menaxhimin e Mbeturinave i këshillojnë qytetarët që mbeturinat të hidhen në vende të caktuara.
“Që të mos përsëriten këto deponi ilegale është vetëdijesimi i qytetarëve ku me vullnetin e qytetarit dhe me punën e tyre nuk do të kemi problem në të ardhmen. Sepse ne e kemi edhe një vend që e kemi të drejtën ti dërgojmë me ndihmën tonë dhe të qytetarëve. Me ndihmën tonë qytetarët vetëm duhet të lajmërojnë që e ka një deponi të vogël ne jemi në shërbim të tyre që shkojmë e marrim dhe dërgojmë në vendin e caktuar”, theksoi Gazmend Ismajli, u.d i përgjegjësit të operativës “Pastërtia”.
Në komunë thanë se vazhdimisht ka projekte për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave.
“Po ashtu do të vendosen në pika të caktuara kamera lëvizëse të cilat do të kenë mundësi me u bartë nga një vend në një tjetër në të njëjtën kohë së bashku me inspektoratin jemi në teren jemi duke dhënë gjoba”, tha Arben Halili, Drejtor i Shërbimeve Publike në Ferizaj.
Në Ferizaj janë edhe disa deponi të mbeturinave që komuna duhet t’i eliminojë.


MË SHUME NGA Kosovë