Ka nisur identifikimi dhe regjistrimi i qenve me pronarë|Video
BKT
Kosovë

Ka nisur identifikimi dhe regjistrimi i qenve me pronarë|Video

Valjete Shala/ RTK

Në Kosovë ka dy muaj që ka nisur identifikimi dhe regjistrimi i qenve me pronarë. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët mbajnë qenë, që t’i regjistrojnë ata dhe t`i pajisin me mikroçip dhe dokumentacion pasi të gjitha shërbimet ofrohen falas.

"Sipas një raporti që ne si organizatë e kemi bërë në bashkëpunim, del se numri i përafërt i qenve endacakë në Prishtinë është 2926. Por çfarë del në pah, është burimi se nga po vijnë qentë endacakë. Del se ata po vijnë nga qentë me pronarë" , Elza Ramadani, nga Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve.
Në lidhje më regjistrimin e qenve me pronarë, ka muaj që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka nisur një projekt të Identifikimit dhe Regjistrimit të qenve me mikroçip në 8 komuna.
Që nga fillimi deri më tani janë rreth 4 mijë qenë që janë identifikuar apo regjistruar. Po shohim një disponim të mirë të mbajtësve të qenve, pasi ata vet janë përfitues nga ky projekt, pasi të gjitha janë falas sikurse dokumentacioni, pasaporta, vendosjen e çipit, etj.", tha Lamir Thaçi, zëdhënës në AUV.
Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që mbajnë qenë, t'i pajisin me mikroçipa dhe me dokumentacion mbi pronësinë, pasi ky është edhe obligim ligjor.

Nga AUV kanë bërë të ditur se pritet të këtë edhe inspektime të shtuara në terren.


MË SHUME NGA Kosovë