Escobar në shënimin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Uashington
BKT
Foto: Ambasada e Kosovës në Uashington, D.C
Kosovë

Escobar në shënimin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Uashington

M.Sh/RTKlive

Në një atmosferë festive, në praninë e shumë miqve, e personaliteteve që asnjëherë nuk kursyen mbështetjen për Republikën e Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington ka shënuar 15 vjetorin e Pavarësisë, ku ka marrë pjesë edhe zëvendës ndihmëssekretari i Shtetit dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor i SHBA-ve, Gabriel Escobar.

Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, tha se Shtetet e Bashkuara do të kenë gjithmonë një vend të veçantë te populli i Kosovës.

“Marrëdhënia e Kosovës me SHBA-të është e rëndësishme për dy vendet tona. Ne kemi të njëjtat vlera, jemi të përkushtuar për mbrojtjen e demokracisë, dhe jemi plotësisht të përkushtuar për forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e zhvillimit ekonomik dhe ndërtimin e një shoqërie të suksesshme dhe gjithëpërfshirëse, si dhe integrimin e plotë në strukturat euroatlantike”, deklaroi ambasadori Dugolli, njofton Ambasada në Uashingron.

Ambasadori kosovar ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e pazëvendësueshme të SHBA-ve për Kosovën.

Në pritjen zyrtare, të pranishmëve iu drejtua edhe zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor i SHBA-ve, Gabriel Escobar.


MË SHUME NGA Kosovë