Moti sot, kryesisht i vranët dhe me reshje shiu
BKT
Kosovë

Moti sot, kryesisht i vranët dhe me reshje shiu

RTKlive

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, vende vende reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale sot do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4 deri në 6 gradë Celsius.

Gjatë ditëve në vijim, mund të ketë reshje bore edhe në vise të ulëta, por kryesisht gjatë orëve të vona të natës, kur temperaturat zbresin rreth zeros.

Pritet të  fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s, ndërsa në pjesën veriore të Dukagjinit, konkretisht në Istog me rrethinë, shpejtësia e erës parashihet të jetë mbi 15m/sm thuhet në njoftimin e IHMK-së.


MË SHUME NGA Kosovë