Qytetarët i kanë borxh kompanisë "Pastrimi" rreth 20 mijë € |Video
BKT
Kosovë

Qytetarët i kanë borxh kompanisë "Pastrimi" rreth 20 mijë € |Video

Valjete Shala / RTK

Ndërsa shumë banorë të komunës së Prishtinës kanë borxhe në kompaninë `Pastrimi`, duke vështirësuar kështu edhe funksionimin e kësaj kompanie.

20 milionë euro borxhe konsiderohet se kanë ndikuar që punëtorët e kësaj kompanie të përballen me paga të ulëta e kushte jo të mira të punës.

Qëllimi është i mirë, por puna dhe natyra e saj nuk është e lehtë për punëtorët e kompanisë "Pastrimi".

Por, përveç që rrezikojnë shëndetin, ata po përballen edhe me probleme tjera sikurse paga të ulëta e mungesë të kushteve.

Kështu thotë Labinot Makolli, nënkryetar i sindikatës së punëtorëve në këtë kompani.

“Punëtorët e kompanisë “Pastrimi”, ballafaqohen me kushte jot e mira, sikurse amortizimi i kontinjereve ku në shumë raste i duhet ta shtyjnë vet zbrazjen e tyre. Pastaj duhet ta dini që një punëtorë i kompanisë “Pastrimi”, ka vetëm rroge 330 euro”, ka thënë Makolli.

Kurse Arbnora Ademi nga Kompania "Pastrimi", ka treguar faktorët e kësaj situate.

“Gjendja e kompanisë nuk është mjaftë e kënaqshme financiare. Sigurisht deri te kjo gjendje kanë ndikuar shumë faktor sikurse rritja e çmimeve, mos pagesa e klientëve, pastaj çmimet e derivateve. Gjitha këto kanë ndikuar. Por, po mundohemi që me gjitha këto të kryejmë shërbimet”, ka thënë Ademi.

Ajo me këtë rast u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve që kanë borxhe ndaj kompanisë që t'i kryejnë obligimet e tyre financiare, e të cilat janë afër 20 milionë euro. Sipas saj, kryerja e këtyre obligimeve do të ndikonte në paga dhe në kushte më të mira për punëtorët.


MË SHUME NGA Kosovë