Moti sot, i vranët dhe me riga shiu
BKT
Kosovë

Moti sot, i vranët dhe me riga shiu

RTKlive

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot i vranët dhe herë-herë me riga shiu, në viset e larta, shi me borë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5 deri në 7 gradë Celsius.

Gjatë ditëve në vijim, mund të ketë reshje bore edhe në vise të ulëta, por kryesisht gjatë orëve të vona të natës, kur temperaturat zbresin rreth zeros.

Pritet të  fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s, ndërsa në pjesën veriore të Dukagjinit, konkretisht në Istog me rrethinë, shpejtësia e erës parashihet të jetë mbi 15m/sm thuhet në njoftimin e IHMK-së.


MË SHUME NGA Kosovë