Haradinaj: Ndihma e aleatëve tanë, jetike për proceset
BKT
Kosovë

Haradinaj: Ndihma e aleatëve tanë, jetike për proceset

A.B / RTKlive

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Komunën e Shtimes ku ka takuar strukturën udhëheqëse të degës së kësaj partie.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Komunën e Shtimes ku ka takuar strukturën udhëheqëse të degës së kësaj partie.

Haradinaj ka thënë se ka marrë përkrahjen e plotë për mbështetjen që AAK-ja i ka dhënë propozimit franko-gjerman i pranuar nga dyja palët në Bruksel.

“Gjatë bashkëbisedimit, iu dha mbështetje e plotë qëndrimit të AAK-së lidhur me Propozimin Evropian për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.


MË SHUME NGA Kosovë