Ngjarjet e datës 2 mars
BKT
Kosovë

Ngjarjet e datës 2 mars

RTKlive

Ngjarjet e datës 2 Mars 2023

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese mban mbledhje. Merr vendim për publikimin e thirrjes/ftesës publike për zgjedhjen një gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, në ora 09:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin pёr Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Ndërtesa e Kuvendit, në ora 09:30)

Këshilli i Evropës organizon konferencën “Arsimi gjithëpërfshirës: Nga politika në praktikë”, në ora 09:30.

Kuvendi mban vazhdimin e seancës plenare. Në rend dite janë 56 pika nga seancat e kaluara, të mbajtura në dhjetor 2022, janar dhe shkurt 2023. (Kuvendi i Kosovës, në ora 10:00)

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, do të mbajë konferencë për medie, me ç’rast do ta bëjë publike themelimin e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, Prishtinë, në ora 10:00)

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj, do ta bëjnë përurimin e punimeve infrastrukturore (rrugë, kanalizim dhe ndriçim) në rrugën “Transiti i Ri” në Prizren në ora 11:00. (Prizren)

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë (BE), Qeverive të Zvicrës, Suedisë dhe Norvegjisë organizon ceremoninë e Grantit të Performancës komunale. (Holli në objektin e ish-Rilindjes, 14:00)


MË SHUME NGA Kosovë