Qendra Rinore në Deçan drejt finalizimit
BKT
Foto: Ministria e Rinisë, Kulturës dhe Sportit
Kosovë

Qendra Rinore në Deçan drejt finalizimit

E. Hoti/ RTKlive

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se sot ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Deçanit.

“Ndamë shumën 220,000 euro për të përfunduar projektin e Qendrës Rinore të Deçanit”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri, Hajrulla Çeku dhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

“Kjo qendër e standardeve të larta është pjesë e një kompleksi të gjerë kulturor rekreacional, dhe do të ofrojë hapësira të reja të mirëfillta e funksionale për të rinjtë e Komunës së Deçanit dhe nga e gjithë Kosova”, thuhet më tej në njoftim.


MË SHUME NGA Kosovë