Ndërroi jetë Nazmi Mikullovci
RTKlive
Sot ndërroi jetë Nazmi Mikullovci.
Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një njoftimi për media famja Mikullovci.
Varrimi bëhet sot në ora 12:00, në varezat e Prishtinës në Dragodan.
Nazmi Mikullovci u lind më 3.12.1943 në Vushtrri. Ka përfunduar gjimnazin, ndërsa pas kësaj ka vijuar studimet në Fakultetin e Shkencave Organizative, të cilat i ka përfunduar me sukses duke dalë me titullin Inxhinier i Diplomuar. Nga viti 1965 gjer më 1990 ka punuar në Trepçë, nga ku është larguar gjatë kohës së masave të dhunshme.
Pas çlirimit, nga viti 2001 gjer më vitin 2008 ka qenë në pozitën e Drejtuesit në Trepçë.
I ndjeri së fundmi ishte pjesë e bordit të AKP-së.
Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit(AKP), Menaxhmenti dhe personeli i AKP-së i shprehin ngushëllimet më të thella dhe të sinqerta familjes Mikullovci.
Z. Mikullovci ka qenë shëmbëlltyrë gjatë punës së tij profesionale përgjatë disa dekadave. Nga viti 1965 gjer më 1990 ka punuar në Trepçë, nga ku është larguar gjatë kohës së masave të dhunshme. Pas çlirimit të Kosovës, ka qenë në pozitën e Drejtuesit në Trepçë nga viti 2001 deri në vitin 2008. Për një periudhë disa vjeçare ka qenë anëtar i Bordit të Drejtorëve në KOSTT Kompania Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh.a.
Nga gusht 2021 e deri më tani, Z. Mikullovci ka qenë Kryetar i Bordit të Drejtorëve të AKP-së, i emëruar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Gjatë tërë karrierës së tij profesionale të gjatë, Z. Mikullovci i është përkushtuar plotësishtinteresit publik dhe zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës.
Bordi i Drejtorëve të AKP-së, Menaxhmenti dhe personeli i AKP-së i janë mirënjohës z. Mikullovci për udhëheqjen e tij, maturinë, zgjuarsinë, profesionalizmin dhe përkushtimin në punë.Ka qenë nder të punojmë nën udhëheqjen e tij vizionare për proceset kyçe të institucionit tonë.























