Ushqimi në shkolla, për shkaqe sigurie|Video
Valjete Shala/ RTK
Në shkollën "Emin Duraku", në Prishtinë, jo si zakonisht, ushqimi për nxënësit përgatitet brenda shkollës. Duke e ditur se shujta është shumë e rëndësishme për ta, e gjithë kjo po përkrahet nga prindërit dhe nxënësit.
Nga kuzhina, ushqimi përcillet në klasa.
Misionin për shpërndarje te nxënësit brenda njërës prej klasave e kishte njëri nga bashkëmoshatarët. Mësimdhënësja Fortesa Metaj thotë së kjo është një mundësi mjaftë e mirë për nxënësit.
"Këtu pushimi fillon 10:25-10:45. Shumica nga nxënësit në klasën time e bëjnë porosinë në bufe. Munden me e pagu edhe mujore edhe ditore, varësisht nga dëshirat e prindërve dhe preferencave të nxënësve. Kjo ofron patjetër një siguri, sepse nxënësit nuk e kanë mendjen sesi ta sigurojnë ushqimin", tha Fortesa Metaj, mësimdhënëse.
Drejtori i shkollës, Visar Osmani, thotë së kjo po bëhet për shkaqe sigurie.
“Para dy viteve, kur kam ardhur në udhëheqje, e kam parë të nevojshme ndalimin e fëmijëve jashta shkollës me u furnizu me ushqime në pushim të gjatë. Pasi, në këtë shkollë në vitet paraprake ka pasur probleme. Pastaj kam marrë iniciativë, me pajtimin e prindërve që ta hapim kuzhinën brenda në shkollë, e cila ju ka nënshtruar të gjitha procedurave për oferta. Pagues të shujtave mujore janë prindërit", tha Visar Osmani, drejtor i shkollës. Kurse rastet sociale thotë se janë të liruar nga pagesat.























