07:04 / 06.03.2023
Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell
RTKlive
Mbi vendin tonë sot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët, ndërsa në viset malore reshjet parashihen të jenë të intensitetiut mesatar.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10 deri në 12 gradë Celsius.
Gjatë kësaj jave parashihet mot i ndryshueshëm, do të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s.























