Zvarritja e restaurimit të Kullave të Jasharëve |Video
BKT
Kosovë

Zvarritja e restaurimit të Kullave të Jasharëve |Video

Arbresha Berisha /RTK

Kushteve atmosferike s’do të mund t’u bëjnë ballë edhe për shumë kohë.

Vendi i cili u bë udhërrëfyes për lirinë e Kosovës, e u bëri ballë granatimeve të shumta, nuk dihet nëse do të mund t’i bëjë ballë edhe kohës.

Kjo pasi as në 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së nuk arriti të nisë restaurimi i kullave të Jasharëve, i cili është vlerësuar si tejet i rëndësishëm.

Renovimet në këtë kullë pritet të nisin tek në shtator të këtij viti, e që përfundimi i gjithë restaurimit thuhet se do të marrë shumë kohë.

Nga Ministria e Kulturës shprehen se në kullat e Jasharëve nuk është bërë asnjë ndërhyrje emergjente, për shkak se janë në prag të shpalljes së konkursit ndërkombëtar për master-planin e tërë kompleksit.

Kompleksi pavarësisht gjendjes në të cilën është, pret e përcjell qytetarë të shumtë gjatë gjithë kohës, e sidomos në data të veçanta.

Konservimi i kullave të Jasharëve ishte planifikuar të niste në vitin 2019.


MË SHUME NGA Kosovë