Sot mot me shi, nesër më ftohtë
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

Sot mot me shi, nesër më ftohtë

RTKlive

Në Kosovë sot (e shtunë) parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Dita e diel parashihet të jetë më e ftohtë dhe temperaturat do të zbresin për 4-5 gradë celsius.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë celsius.

"Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s", thuhet në njoftim.

Nga reshjet e shiut e mëdha të shiut dhe shtimit të turbullirës,  shumë zona të vendit kanë  hyrë në reduktime të furnizimit me ujë të pijshëm.


MË SHUME NGA Kosovë